Xhevdet Pozhari, analist, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar një sondazh të publikuar në emisonin Debat Plust të RTV Dukagjinit. Ai ka shkruar se rezultati i lartë i LVV-së prej 42,6 për qind “ja kish këput këmbët opozitës”.
Tutje, z. Pozhari shkroi se buxheti prej 3,2 miliardë euro do ta thellojë edhe më shumë diferencën.
“Sondazhi ku VV del 42.6% ja kish këput këmbët opozitës.
Ndërkohë, pas miratimit të buxhetit 3.2 miliardë euro të vitit 2023 prej të cilave 1 miliard e 98 milionë janë në kategorinë “Subvencione dhe transfere“, ndërsa 811 milionë euro për shpenzime kapitale, predispozitat janë se diferenca mund të thellohet edhe më shumë në dy vitet e ardhshme të qeverisjes.” – shkroi z. Pozhari.
Postimi i plotë: