Disidenti
Lajme

Pozhari ironizon me përvojën e Thaçit: “Thuhet se ka shitur farmerka

0Shares

Analisti kosovar Xhevdet Pozhari i ka komentuar në një postim në facebook disa nga liderët dhe ish liderët e partive politike kosovare.

Poazhari ka thënë për kryeministrin Kurti se më të mençur nuk ka në Vetëvendosje, Isa Mustafën e ka cilësuar si më me përvojë prej kohës së Titos, për Haradinajn ka thënë se më trim nuk ka në AAK, kurse për Thaçin ka thënë se sipas gojëdhënave ka shitur farmerka para luftës.

Postimi i plotë:

Për Albin Kurtin e kam të qartë pse është kryetar i VV-së: Ma të mençur nuk kanë.

Për Isa Mustafën mund ta supozoj pse LDK mbeti një kohë të gjatë në dorë të tij: Funksionar ma me përvojë prej kohës së Titos nuk kanë gjetë.

Gjithashtu e kuptoj edhe AAK-në, ma trim dhe ma të fortë se Ramushi nuk kanë.

Te Hashim Thaçi s’po më del hesapi. As për mençuri, as për trimëri, as për përvojë.

Sa i përket trimërisë, vet ka deklaruar se ka qëndruar larg fronteve. Sa i përket mençurisë, vet ka bo presion me e themelu Gjykatën Speciale. Sa i përket përvojës, askush nuk e din se çfarë ka punu para luftës. Sipas gojëdhënave, ka shit farmerka.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net