Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Pozhari: Albin, deri qetash veç tre ministra i ke për mashallah, ndërroji tjerët sa nuk të kanë ndërruar ty

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar pas situatës së krijuar me reduktimet e energjisë elektrike në vendin tonë.

Në një postim në Facebook, pozhari ka vlerësuar se në qeverinë Kurti janë vetëm tre ministra të mirë, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla e Arbërie Nagavci, derisa të tjerët duhet të ndërrohen.

Në veçani ai ka thënë se duhet të ndërrohet ministri i shëndetësisë, të cilin e quajti edhe “turist”.

Postimi i plotë:

Albin, deri qetash veç tre ministra i ke për mashallah:

– Albulena Haxhiu (projektligjet, zbritja e tarifave për shërbime që marrin qytetarët… etj)

– Arbërie Nagavci (ndihmesa për mësimdhënësit që kanë sëmundje të rënda, reformat për rritjen e cilësisë së arsimit në të gjitha nivelet, përkrahja e studentëve të dalluar… etj)

– Xhelal Sveçla (veriu, shtimi i angazhimit për luftimin e krimit dhe kontrabandës,…etj)

Këta tjerët, cilin ta ndërron, hajrin ia sheh edhe ti, edhe qytetarët. Veçanërisht atë turistin e Shëndetësisë.

Mundesh edhe mos me i ndërru, veç mandej bohet vonë. Kanë me të ndërru ty.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net