Disidenti
Lajme

Politikani serb për Kurtin: E mbajtëm në burg, por kokëfortësinë s’ia ndryshuam dot

0Shares

Politikani liberal serb, Çedomir Jovanoviq, gjatë një interviste për emisionin Context, ka folur edhe për Kryeministrin Albin Kurtin.

Ai e cilësoj Kurtin si një person kokëfortë.

“Kolegu i im i studimeve Albin Kurti njeriu me parime shumë të forta. Njeri që ne e kemi nxjerrë nga burgu në vitin 2000 ai ka qenë i dënuar për shkak të qëndrimeve të tij politike, idealeve, kokëfortësisë që sot edhe me tutje është e pranishëm në sjelljet e tij. Por, ky është ai. Ai nuk e ka pranuar Jugosllavin, nuk i ka pranuar as vendimet e kryetarit të atij shteti kur është liruar. Albin Kurtin ne e kemi larguar nga Serbia, ai asnjë herë nuk ka vajtuar që dëshiron të kthehet në shtëpinë e tij. Ai nuk është asi karakteri”, tha ai.

Jovanoviq, tha se me Kurtin nuk mund të silleni siç është sillur Grenelli apo siç sillet Bashkimi Evropian.

“Ju nuk mund të silleni me Kurtin siç është sillu Grenelli apo sic sillet Bashkimi Evropian ose QUINT, me të. Tani ata i mbajnë leksione atij, kjo nuk është korrekte, ti duhesh të mendosh cka do të ndih me ty. Ai ka kohë që është përshëndetur nga këto ide. Ndryshe, që unë mendoj që kjo nuk është mirë, mendoj ë kjo nuk është e mirë as për ne as për ju. Unë nuk kthen që na duhet politikanë pa princip por, na duhen politikanë që janë pak më të ndjeshëm. Kosova dhe Serbia janë vende të vuajtura dhe te ngarkuara me probleme të trashëguara dhe reciprociteti p.sh nuk është diçka që unë do ta bëja.

Nuk mendoj që te sillemi në mënyrë biblike që nëse dikush të godet në njërën faqe ti, t’i kthesh në faqen tjetër, jo por në zemrën tuaj ka pak si shumë përjashtushmëri edhe ka shumë urrejtje. Kështu që po të isha unë në vendin e tij unë po ju jap pak më shumë zemërgjerësi dhe dashuri.

P.sh nëse ne nuk mund të hymë në mënyre normale në Serbi, ju hyni në mënyrë normale në Kosovë sepse nuk kemi nevojë të jemi të gjithë të çmendur”, deklaroi ai.

 

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net