Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Policia zbarkon në vendin e krimit, bastisje për vrasjen në Klinë – konfiskohen dy snajperë e dy armë

Gazeta ka raportuar vazhdimisht sonte për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Zllakuqan të Klinës, ku mbeti i vrarë Mark Ademi, për vrasjen e të cilit u arrestuan tre të dyshuar.

Burimet e Sinjali kanë bërë me dije se tanimë Policia është duke kryer bastisje në disa lokacione në Klinë.

Sipas të njëjtave burime, Policia deri tani ka gjetur dy snajperë, një armë të gjuetisë dhe një revole, mirëpo bastisja ende është duke vazhduar.

Kujtojmë që në lidhje me vrasjen e Ademit, janë arrestuar tre persona – I dyshuari kryesor, Anton Ndrecaj dhe dy të tjerë që dyshohet se e kanë nisur zënkën.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net