Disidenti
Lajme

Policia vrau “qorrin” problematik të Prizrenit, i vëllai: Ne falemi 5 herë në ditë

0Shares

Më 22 shtator të vitit 2020, u ekzekutua nga policia e Kosovës, Besnik Shala, i cili ishte i njohur me nofkën “qorri”. Ngjarja e rëndë ndodhur para shtëpisë së tij në Prizren. Ai akuzohej për përfshirje në organizata kriminale dhe terroriste, e prej shumë kohësh ishte në kërkim.

Në momentin e vrasjes, prezent ka qenë nëna e të ndjerit, kunata dhe dy nipërit. Policia ka deklaruar se Besniku ka qëlluar me pistoletë ndaj tyre dhe ka bërë rezistencë. Në dosjen e tij kriminale, emri i viktimës lidhet me 3 vepra penale.

E teksa kanë kaluar më shumë 5 muaj nga kjo ngjarje, vëllai i tij, Mustafa Shala, jep versionin se si ndodhi e gjithë ngjarja nga informacionet që ka marrë nga familjarët. Ai nuk ka qenë në shtëpi kur i kanë vrarë të vëllain.

Mustafa ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku është shprehur se i kanë vrarë vëllain në shtëpi dhe nuk e dinë pse.

Policia vrau “qorrin” problematik të Prizrenit, i vëllai:

“Kanë qenë duke ngrënë, nëna ka hapur derën dhe policia u ka vënë armën në kokë. Policia ka deklaruar se e ka qëlluar Besnikun me dy plumba, por kanë qenë 4. Ata e kanë telefonuar vonë ambulancën, ka ardhur 20 minuta me vonesë, pasi kishte humbur shumë gjak. Duhet me padit shtetin si për vrasjen ashtu edhe traumatizmin që na kanë bërë. Ne nuk dimë se çfarë ka bërë vëllai që e vranë. Ne nuk jena terrorist, ne falemi 5 herë në ditë, nuk kemi lidhje me organizatat terroriste”, u shpreh Mustafa.

Ai tregoi gjithashtu edhe momentin kur e kanë arrestuar, duke menduar se është Besniku. “Por më liruan sapo e kuptuan se isha i vëllai i tij”, tha ai.

Shala tha se ka që nga muaji shtator që nuk punon, pasi e paragjykojnë se është vëllai i terroristit.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net