Disidenti
Lajme

Policia ndalon një veturë që erdhi nga Serbia, shoferit i gjenden 60 mijë euro të fshehura në pantallona

0Shares

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën e kontrollit në magjistralen Bërnjak-Zubin Potok, ka ndaluar një veturë të tipit BMW, e cila dyshohet se ka hyrë nga Serbia në Kosovë, shkruan Reporteri.net.

Shoferit të këtij automjet i janë gjetur 60 mijë euro, të cilat i kishte fshehur në pantallona.

“Gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, konkretisht me rastin e kontrollit të personit-vozitësit të automjetit BMW të ndaluar, Policia ka identifikuar dhe gjetur nën pantallona në pjesë të ndjeshme të trupit të tij dhe në gjep një sasi të konsiderueshme të parave.

Pasi që personi i dyshuar nuk ka arrit të ofroj mbulues me dokumente për paratë qe i ka poseduar me vete, i njëjti është dërguar në stacionin policor në Zubin Potok për procedura tjera. Gjithashtu, janë njoftuar edhe njësite kompetente për luftimin e krimeve  ekonomike dhe korrupsionit nga niveli rajonal dhe qendror për tu marr me rastin dhe pas numërimit të parave rezulton që shuma e parave të jetë:  60 000 (gjashtëdhjetë mijë Euro)”, ka njoftuar Policia.

Rasti është hapur si “shpërlarje e parave”./Reporteri.net

Komunikata e plotë:

Me datë 20.04.2022 rreth orës 14:35, Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Reagim të Shpejtë-Departamenti i Policisë Kufitare (NJRSH-DPK), gjatë një pike kontrolli në magjistralen Bërnjak-Zubin Potok, më saktësisht afër stacionit të Policisë për mbikëqyrjen e kufirit Zubin Potok, ka ndaluar një veturë të tipit BMW, me targa vendore e cila dyshohet se ka hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, konkretisht me rastin e kontrollit të personit-vozitësit të automjetit BMW të ndaluar, Policia ka identifikuar dhe gjetur nën pantallona në pjesë të ndjeshme të trupit të tij dhe në gjep një sasi të konsiderueshme të parave.

Pasi që personi i dyshuar nuk ka arrit të ofroj mbulues me dokumente për paratë qe i ka poseduar me vete, i njëjti është dërguar në stacionin policor në Zubin Potok për procedura tjera.

Gjithashtu, janë njoftuar edhe njësite kompetente për luftimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit nga niveli rajonal dhe qendror për tu marr me rastin dhe pas numërimit të parave rezulton që shuma e parave të jetë: 60 000 (gjashtëdhjetë mijë Euro).

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe për procedura të mëtejme ligjore është iniciuar rasti “shpëlarja e parave”

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net