Disidenti
Lajme

Policia konfiskon dokumente, kompjuterë dhe celularë në Osojan të Istogut

0Shares

Prokuroria e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në fshatin Gorazhdec të Pejës dhe në Osojan të Istogut.

Policia e Kosovës nga ky operacion ka konfiskuar dokumente, kompjuterë dhe celularë.

Ndërkaq, zëdhënësi e Prokurorisë së Pejës Shkodran Nikqin tha se aksioni ka të bëjë me dyshimin se po kryhen veprimtari ilegale që janë në kundërshtim me ligjin.

“Aktualisht Prokuroria bashkë me Policinë e Kosovës është duke zhvilluar aksion në disa lokacione me kompetencën e Prokurorisë së Pejës dhe aktualisht bashkë me Policinë e Kosovës aksioni është duke u zhvilluar. Pas përfundimit të aksionit, do të ju njoftojmë për gjetjet. Kjo po bëhet lidhur me dyshimin se ka veprimtari ilegale që janë në kundërshtim me ligjin”,është shprehur Nikqi për Klanin.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net