Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Policia jep detaje për rastin në Klinë: Dy persona u plagosën me armë zjarri

Sot rreth orës 13:40 në qendër të qytetit të Klinës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarr, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë, policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dëqrguar në spital në Pejë…Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia”, tha Rugova për Sinjalin.

Sinjali mëson se Policia tashmë ka identifikuar personat e dyshuar lidhur me rastin dhe pritet arrestimi i tyre.

Motivet e plagosjes së dyfishtë mbeten të panjohura për momentin.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net