Disidenti
Lajme

Policia ia bastis shtëpinë një banori në veri, gjen 62 tableta ekstazi

0Shares

Një banor i “Rrugës së Tetovës” në Mitrovicë të Veriut ka përfunduar në prangat e policisë për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Posedim i substancave narkotike”.

Gazeta Sinjali mëson se policia ka bastisur shtëpinë e tij, ku ka gjetur dhe ka konfiskuar substanca të dyshuara narkotike.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se aty policia ka gjetur dhe ka konfiskuar 62 tableta (61 ngjyrë të gjelbër dhe një të bardhë), të cilat dyshohet se janë ekstazi dhe tri qese me substancë narkotike ( 2.45 gramë, 3.75 gramë dhe 48 gramë).

Në shtëpinë e të dyshuarit policia ka gjetur dhe ka konfiskuar edhe një telefon Samsung.

Sinjali mëson se me urdhër të prokurorit, ai është ndalur për 48 orë.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net