Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Policia Ekonomike aksion në rrafshin e Dukagjinit, priten arrestime

Policia e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, aktualisht po zhvillon një aksion policor, me qëllim të arrestimit të disa zyrtarëve publikë, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe jo vetëm.

Gazeta “Reporteri.net”, ka mësuar nga burimet brenda Prokurorisë se aksioni po zhvillohet në qytetin e Pejës dhe të Klinës, dhe lidhet me çështjet e ndërtimit.

Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje zyrtare nga Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë së Shtetit, por ai nuk e ka hapur telefonin.

Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Pejës, i kontaktuar nga Reporteri.net ka thënë se nuk kanë informata, dhe për aksione të tilla mund të flasin nga qendra.

Kurse, Baki Kelani i kontaktuar nga Reporteri.net ka thënë se për këtë duhet drejtuar Prokurorisë së Shtetit. /Reporteri.net/.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net