Disidenti
Lajme

Policia e shpalli në kërkim për mashtrim, reagon mërgimtari nga Istogu: Që 35 vjet jetoj në Gjermani, se kam mashtruar askënd

0Shares
Policia e Kosovës së fundmi e shpalli person në kërkim Agim Dreshajn nga Istogu me akuzën për mashtrim.

Agim Dreshaj me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me këtë, transmeton Indeksonline.

Dreshaj ka thënë se ai që 35 vjet jeton në Gjermani dhe nuk e ka mashtruar askënd.

Ai në postimin e bërë ka thënë se shumë shpejtë do të udhëtojë drejt Kosovës për t’u paraqitur tek organet e rendit.

Postimi i plotë:

Te dashur miq e familjar

Sot përmes mediav e pash veten time ne kërkim policor për mashtrim.Unë Agim Brahim Dreshaj i lindur ne Prigodë te Istogut tash e 35 vite jetoj dhe punoj ne Gjermani.

Deri me sot askënd se kam mashtruar e as një te keqe askujt nuk ja kam mënduar.Mëndimet e mija hapur i shprehi nëpërmjet rrjeteve sociale dhe jan te hapura për te gjithë.Tanimë avokatja ime është angazhuar qe te merr informacionet e nevojshëme se për çka bëhet fjalë. Ju lutëm te gjithëve atyre qe ndihen te mashtruar nga unë qe ti postojnë dëshmitë e mashtrimit.

Do angazhohemi qe e vërteta te del ashtu siq është.Deri me sot asnjëherë nuk kam marr ftesë qe te paraqitem ne polici apo dikund tjetër.

24 orë ne ditë jam i qaseshëm përmes telefonit dhe facebookit.Sa ma shpejt qe është e mundur do te udhëtojë për Kosovë dhe te paraqitem tek organet e rëndit.

Me shumë sinqeritet, Agimi.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net