Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Policia e shpall në kërkim Sokol Halilin, kërkon bashkëpunim për kapjen e tij

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim Sokol Halilin nga fshati Godancë i Shtimës, si të dyshuar për vrasjen e mbrëmshme të gruas së tij në oborrin e QKUK-së.

Policia ka publikuar fotografi me të dhënat e të dyshuarit, ndërsa ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për kapjen e tij.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar.

I dyshuari Sokol Halili, i lindur më 07.05.1991 nga fshati Godancë KK Shtime, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 30.11.2022, në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net