Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar gjoba ndaj 117 qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
“Tiketa të shqiptuara në bazë të Ligjit COVID-19 janë 117”, thuhet në raport të Policisë së Kosovës.
Paralajmërimi se do të ketë gjoba është bërë ditë më parë ku ështē thënë se nga 14 gushti Policia e Kosovës do të jetë aktive në realizim dhe zbatimin masave të reja në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, të cilat janë vendosur më 12 gusht nga Qeveria e Kosovës.
Masat e prezentuara nga Qeveria e Kosovës janë bartja e maskës është bërë e obligueshme, përveç rasteve kur një person ec vetëm në ambient të jashtëm, gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo në grup me jo më shumë se katër persona, apo gjatë ushtrimeve fizike.
[the_ad id='11273']

