Disidenti
Lajme

Plas sherri në një familje në Pejë: Nënë e bijë dyshohet se rrahën kryefamiljarin, intervenon Policia

0Shares

Telashet familjare janë të shpeshta, ku anëtarët përleshen mes vete apo pësojnë nga kryefamiljari. E këto zënka shpesh herë kalojnë edhe muret e shtëpisë, duke u nevojitur kështu ndërhyrja e Policisë së Kosovës për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.

Policia ka intervenuar edhe në një familje në Pejë, pasi kryefamiljari ka denoncuar bashkëshorten dhe vajzën e tij për dhunë.

Burimet e Sinjalit kanë zbardhur detaje nga dëshmia e 43-vjeçarit, I cili ka deklaruar se dy të dyshuarat e kanë sulmuar fizikisht.

Si rezultat i denoncimit, nënë e bijë janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net