Tashmë është e qartë që Luiz Ejlli është në një “luftë” me Top Channel e cila i ka marrë të drejtën e imazhit të tij duke mos e lënë shkodranin të fitojë asnjë “cent” për sa kohë është brenda shtëpisë së Big Brotherit.
Instagrami i Luiz Ejllit me mbi 630 mijë ndjekës, pas presioneve detyroi familjaret që t’i ndryshojne emrin në “Ina Ejlli”, kjo sepse është tentuar të merret nën kontroll nga Top Channel pasi këta të fundit pretendojnë se kanë të drejtat me emrin dhe administrimin e Luizit.
Mediat kanë zbuluar se në dhomën e rrëfimit Luizit i është kërkuar nga “produksioni” një firme me justifikimin se jashtë shtëpise imazhi i tij është duke u keqpërdorur. Firmë e cila dyshohet se është marrë nga Top Channel në kushte jo normale pasi Luizi është në kushte izolimi. Së fundmi ka reaguar edhe kunati i Luizit, Sokol Tahiri i cili ka zbuluar të vërtetën e kësaj “lufte”.
“Ju informoj se faqja zyrtare e Luizit që menaxhohej nga shoqja dhe motra e tij, janë bllokuar fotografitë dhe informacionet e tjera që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Luizit në Big Brother, pasi në një komunikim me produksionin e këtij shoë na është njoftuar që të drejtat në lidhje me emrin dhe administrimin i kanë kaluar Top Channel. Në çfarë forme dhe akti juridik është kryer kjo, mua nuk më është komunikuar ndonjë dokument”– njofton kunati i Luizit.

