Media A2news.com, ka publikuar një shkrim duke u bazuar në një dokument të hakerëve, i cili dyshohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.
Sipas këtij raportimi, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë kishte marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.
[the_ad id='11273']

