Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Plagë në këmbë dhe një grua nga Beogradi: detaje ekskluzive nga tentim-vrasja e Vali Corleones

Anita Syla, një 22-vjeçare nga Gjilani është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se e ka plagosur në orët e para të mëngjesit të njohurin me emrin në publik ‘Princ Valentino Corleone’.

Paparaci mëson se e njëjta e cila ka bashkëjetuar bashkë me ‘Corleonen’ e ka qëlluar atë një herë në këmbën e djathtë apo më saktësisht në gju përmes pistoletës, sot rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Por, sipas të njëjtave burimeve, Corleone ka deklaruar se rasti ka ndodhur aksidentalisht dhe pa ndonjë motiv.

Po ashtu, Paparaci mëson se rasti ka ndodhur në shtëpinë e Corleones në lagjen Dardania I të Gjilanit, ku mes tjerash – prezente përveç atij dhe të dashurës së tij – ka qenë edhe një grua nga Beogradi me shtetësi serbe.

Megjithatë, mediumi mëson se pas trajtimit nga emergjenca e Spitalit Regjional të Gjilanit, Vali Corleone është liruar për në shtëpi. Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, Syla, e dyshuara për veprën penale ‘vrasje në tentativë’ është dërguar në mbajtje për 48 orë nga prokurori i rastit, raporton Paparaci.

Në anën tjetër, Policia me anë të komunikatës bëri të ditur se një armë pistoletë dhe 40 copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net