Disidenti
Lajme

Personi që dje e puthte fotografinë e Rugovës, para pak vitesh lavdëronte Sllobodan Millosheviqin

0Shares

U bë kuriozitet i mediave, pasi kishte ardhur nga Obiliqi në Prishtinë për në mbështetje të delegatëve që pritej të zgjidhnin kryetarin e ri të LDK’së, e në dorë mbante një foto të madhe të Ibrahim Rugovës. Por, i njëjti para 5 viteve kishte thënë fjalë të mëdha për Slobodan Millosheviqin e Amerikën e bënte fajtore për gjendjen në Kosovës.


Një person me emrin Mirsad Kurteshi, dje mori vëmendjen e mediave gjatë Kuvendit Zgjedhor të LDK’së, pasi qëndronte me një foto të madhe në dorë të presidentit Ibrahim Rugova, para hotelit ku ishin mbledhur delegatët.

Ai ishte kontradiktor në atë që thoshte për kandidatët për kryetar të LDK’së, pasi herë thoshte se e mbështet Lutfi Hazirin, e herë thoshte se cilido që bëhet kryetar, do të jetë i mirë për partinë. Por, para 5 viteve kishte dhënë një deklaratë edhe më të çuditshme për një media serbe, duke e lavdëruar Slobodan Milosheviqin, e duke e fajësuar Amerikën për gjendjen e rëndë ekonomike në Kosovë.

Dje para mediave kritikonte Vjosa Osmanin, për të cilën thoshte se ka shpenzuar para për t’i bërë vota në vitin 2019, por sipas tij tani ajo e tradhtoi LDK’në duke shkuar të Vetëvendosje.

Por, tendenca e tij për protagonizëm, duke dashur të bëhet subjekt i mediave, e nxjerrë me qëndrime të çuditshme në vitin 2015, kur flet për një media serbe.

Në një video, ai dëgjohet duke thënë se fajtor për gjendjen e rëndë ekonomike në Kosovë, është Amerika, e jo shqiptarët dhe serbët. Sipas tij, në të kaluarën në Kosovë jetohej mirë, dhe se Sllobodan Milloesheviqi kishte qenë politikan i drejtë.

Kjo deklaratë e tij, ishte bërë hit në mediat serbe, për faktin se ishte një shqiptar i cili kishte dalë publikisht për të folur mirë për Millosheviqin.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net