Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Përplasje e ashpër Geci-Zeka: Një gjak borxh ta kom – je tu fol me rrena të BIA-së serbe

Debati mbi kontributin në çështjen e rezistencës ka përplasur ashpër ish-deputetët, Gani Geci e Milaim Zeka në Politiko në Kanal10.

Zeka i tha Gecit se 90% e fakteve e akuzave ndaj ish-krerëve të UÇK-së, janë dorë e shërbimit serkret serb.

“Unë i kam besu fillimisht, sepse kam besuar që prokuror e gjykatës perëndimor nuk veprojnë mbi bazën e thashetëmeve. Në bazë të informacioneve që më vonë i kam marrë, 90% e të gjitha argumenteve e akuzave, kundër njerëzve në Hagë janë dorë e BIA-së serbe e Qeverisë serbe. S’i kam çu unë ato dokumentacione”, tha Zeka.

“Unë BIA-së serbe i kam çu veç çka di e çka kam prek. Dokumentacione me një çantë DVD ua ke çu BIA-së serbe.”, shtoi Geci.

Ndërsa Zeka ndërhyri duke i premtuar Gecit publikisht se s’ka çuar asnjë dokument shërbimit sekret serb.

‘Ngo diçka, qe ku po të them publikisht, nëse e kam çu një çantë por një dokument, një gjak borxh ta kom. Je tu fol me rrena të BIA-së serbe”, theksoi më tej Zeka në Politiko.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net