Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Përleshje në një market në Deçan, theret me thikë një person

Një përleshje fizike brenda një marketi ka ndodhur në komunën e Deçanit.

Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku i njëjti ka bërë të ditur se një person është therur me thikë, pas një përleshje në një market.

“Sot rreth 12:14 policia përmes telefonit është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Deçan se ka kërkuar ndihmë një person i plagosur me mjet të mprehte/thikë, dhe është duke u trajtuar në QMF”, tha Gashi.

Zëdhënësi i policia tha se viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe i dyshuari është arrestuar.

Menjëherë është udhëzuar për në spitalin rajonal në Pejë për tretman të mëtutjeshëm. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin e rastit. Viktima sipas mjekëve është jashte rrezikut për jetë, ndërkohe i dyshuari është arrestuar”, tha Gashi

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net