Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Përleshje mes familjarëve në një fshat të Istogut, xhaxhai sulmon nipin – arrestohet

Sot, në fshatin Prigod të Istogut ka ndodhur një ngatërresë mes disa familjarëve, që eskaloi në sulm fizik, për çka u desh intervenimi i Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se këtë herë në rast janë përfshirë xhaxhai me nipin e tij, të cilët u kapën për motive ende të panjohura. Policia u njoftua për përleshjen pas raportimit të nipit, i cili e denoncoi xhaxhain, për shkak të lëndimeve që ia ka shkaktuar pas rrahjes.

Me të marrë informacionin, një njësi policore ka shoqëruar palët në stacion policor, ku janë intervistuar në lidhje me rastin. Viktima, i cili ka pësuar lëndime trupore, fillimisht ka marrë trajtim mjekësor dhe më paska dhënë deklaratë në cilësi të të dyshimtit.

Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që ndaj xhaxhait të tij të caktohet masa e ndalimit policor, ndërsa nipi i dyshuar të hetohet në procedurë të rregullt.

Veprat që dyshohet se janë kryer nga dy personat e përfshirë në përleshje janë “lëndim i lehtë trupor dhe sulm”.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net