Disidenti
Lajme

Përleshje me thika në Istog: 17-vjeçari theret në krah, dërgohet në QKUK

0Shares

Një konflikt mes të rinjve ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në Istog. Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar në përdorimin e thikës, me ç’rast lëndime në gojë ka pësuar një 17- vjeçar.

Për pasojë, i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në Emergjencën e Spitalit rajonal të Pejës, e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një përleshje mes viktimës dhe një personi tjetër, po ashtu i moshës 17-vjeçare, i cili e kishte therur në krah viktimën, duke i shkaktuar plagë.

Burimet e AT kanë njoftuar se Policia është njoftuar për rastin pasi viktima është dërguar në spital për trajtim, me ç’rast një patrullë policore ka marrë deklaratën e të miturit.

Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar, por paraprakisht ka marrë edhe ai ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net