Disidenti
Shëndetësi

Përhapet gripi sezonal, përcillet me ethe, temperaturë, kollitje e djersitje

0Shares

Gripi sezonal i cili është përhapur ditëve të fundit ka bërë që deri në 300 persona të kërkojnë trajtim brenda një dite vetëm në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Sipas profesionistëve shëndetësorë, simptomat e këtij gripi janë; ethe, temperaturë, kollitje e djersitje. Ata thonë se ky grip më së shumti po i prekë fëmijët.

Për simptomat e gripit aktual në vend flasin edhe prindërit e fëmijëve të cilët si pasojë e gripit po u duhet të ua ndërpresin vijimin e mësimit fëmijëve të tyre.

“Kollitje temperaturë e plogështi’, tha një nënë për RTK’në.

“Fyti ka kohë që i është bllokuar”, tha një tjetër prind.

Simptoma të njëjta po u paraqiten edhe të rriturve.

Profesionistët shëndetësorë preferojnë që për gripin sezonal qytetarët të vaksinohen, të marrin vitamina dhe ushqime të shëndetshme si dhe të konsumojnë fruta e perime.

Arti Fruit prezanton “Aroninë” në Panairin Ndërkombëtar në Prishtinë

Disidenti

Pse nuk duhet të porosisni asnjëherë ujë me limon në lokal

Disidenti.net

Vlerat mahnitëse të dredhëzave

Disidenti.net