Disidenti
Lajme

Përfundon mbledhja e kryesisë së LDK-së, Abdixhiku tregon se a do ta votojnë Qeverinë Kurti

Kryesia e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) sapo ka përfunduar mbledhjen. Pas kësaj, kreu Lumir Abdixhiku është shprehur se pozicioni i kësaj parti karshi Qeverisë Kurti është i qartë.

Abdixhiku para mediave pas përfundimit të takimit ka thënë se kryesia ka mbështetur propozimin që të takohen me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani gjatë javës në vazhdim.

“Kryesia ka mbështetur propozimin e LDK-së që të vazhdojë bisedimet vetëm me presidenten Vjosa Osmani. Po pres dhe besoj që gjatë javës Vjosa Osmani të caktojë datën dhe vendin e takimit”, ka thënë ai.

Pyetur nga gazetarët se a do ta votojë LDK qeverinë Kurti, Abdixhiku ka thënë se roli i kësaj partie “është i qartë”, raporton Demokracia.com.

“Ne jemi opozitë, roli i LDK-së është i qartë. Ne do të vazhdojmë të jemi në opozitë, LDK do të jetë aty ku vendi e ka kërkuar”, tha ai.

Kujtojmë se LDK sot ka zgjedhur kryesinë e re. Nënkryetarë të partisë janë Lutfi Haziri, Anton Quni, Shqipe Mjekiqi dhe Gazmend Muhaxheri.

Sekretar i LDK-së është zgjedhur Imri Ahmeti.

Ndërkaq, emra të njohur në këtë parti si Agim Veliu dhe Haki Rugova kanë mbetur jashtë listës së anëtarëve të kryesisë.

Rasti Vizat – Gjykata merr vendim për Ukë Rugovën

Disidenti.net

Patundshmëria “prek qiellin”, banesat në Prishtinë arrijnë 1000 deri në 2.500 euro/m2

Disidenti.net

Mblidhet Bordi i ZRrE-së, sot pritet shtrenjtimi i rrymës elektrike

Disidenti.net
Disidenti

Përfundon mbledhja e kryesisë së LDK-së, Abdixhiku tregon se a do ta votojnë Qeverinë Kurti