Ka përfunduar gjysmëfinalja e parë e Kupës së Kosovës e zhvilluar mes Istogut dhe Dukagjinit.
Në takimin e luajtur në fushën e mbuluar me lloç në stadiumin ‘Demush Mavraj’, fitore ka arritur ekipi nga Klina që e ka mposhtur Istogun me rezultat 2-1.
Golat për Dukagjinin i shënuan, Altin Merlaku (29’) dhe një autogol (76’), kurse golin e vetëm për istogasit e realizoi, Ragip Mazrekaj (75’).
Ndeshja kthyese mes Dukagjinit dhe Istogut zhvillohet pas dy jave në stadiumin ’18 Qershori’ në Klinë.