Disidenti
Lajme

Për pak ditë, mbi 45 mijë kosovarë vizituan Shqipërinë

0Shares

Mbi 45 mijë qytetarë të Kosovës i janë drejtuar kufirit shqiptar në Kukës për të kaluar disa orë Shqipëri.

Agjencia Telegrafike Shqiptare në një komunikim me Drejtorinë e Policisë Kufitare të Kukësit ka mësuar se nga 1 prilli dhe deri më sot janë rreth 45 075 shtetas të huaj që kanë ardhur përmes pikës kufitare të Morinës dhe Vërmicës, ndërsa vetëm ditën e premte u regjistruan 13 mijë shqiptarë të Kosovës që kaluan kufirin, teksa gjatë mëngjesit të sotëm u regjistruan rreth 1 763 të tillë, teksa fluksi është tejet i lartë.

Nga data 1 prill deri më datën 10 prill janë regjistruar 20 417 shtetas shqiptarë që kanë ardhur në territorin e vendit tonë, ndërsa 18 736 janë larguar nga Shqipëria.

Sa u takon pasaportave të huaja, ku përfshihen dhe shqiptarët e Kosovës, janë proceduar 45 075 shtetas që kanë ardhur në territorin shqiptar, ndërsa kanë lënë vendin 37 418. Gjithashtu në të njëjtin hark kohor janë proceduar 9 002 vetura me targa shqiptare në hyrje dhe 8 000 në dalje. Ndërkohë që me targa të huaja janë proceduar 17 200 në hyrje dhe 15 753 në dalje. Mësohet se vetëm të premten, ku fluksi ka qenë tejet i lartë, kanë hyrë në Shqipëri rreth 13 000 shqiptarë të Kosovës.

Një fluks i tillë vjen dhe për shkak të lehtësirave që ka vendi për sa u takon masave antiCOVID -19, ku nuk kërkohet testi serologjik apo tampon negativ për të hyrë në territorin shqiptar.

Gjithashtu masat e shtuara anti-COVID -19 të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e restoranteve dhe kafeneve, si dhe qendrave tregtare, janë një tjetër faktor që ka nxitur qytetarët e Kosovës të kalojnë fundjavën në Shqipëri.

Po ashtu dhe rritja e temperaturave ka bërë që shqiptarët e Kosovës të marrin automjetet e tyre dhe t’u drejtohen edhe brigjeve shqiptare.

Hyrje – Dalje nga dt: 01.04.2021 deri 10.04.2021

Hyrje shtetas shqiptarë – 20 417

Dalje shtetas shqiptarë – 18 736

Hyrje shtetas të huaj – 45 075

Dalje shtetas të huaj – 36 418

Hyrje me veturë targa shqiptare – 9 002

Dalje me veturë targa shqiptare – 8 000

Hyrje me veturë targa huaja – 17 200

Dalje me veturë targa huaja – 15 753

Gjatë 12-orëve të fundit

Hyrje shtetasve shqiptarë 239

Dalje e shtetasve shqiptarë 451

Hyrje shtetasve të huaj 1 763

Dalje e shtetasve të huaj 1 052

Hyrje mjeteve shqiptarë 130

Dalje e mjeteve shqiptarë 207

Hyrje mjeteve të huaj 707

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net