Disidenti
Lajme Sport

Për herë të parë bie nga kategoria/ Tifozët e Santos djegin qytetin, përplasen edhe me policinë

0Shares

Tifozët e Santos përjetuan me dhunë dhe djegie makinash rënien nga kategoria në Superligën braziliane. Për herë të parë pas 111 vitesh, që prej themelimit të saj, kjo skuadër që në përbërje ka pasur emra të rëndësishëm të futbollit brazilian, si Neymar dhe ikona Pele do të luaj në divizionet e ulëta.

Fakt që nuk u kapërdi aspak mirë nga tifozët, disa prej të cilëve hynë në fushë duke sulmuar lojtarët, ndërsa të tjerë shkatërruan çdo gjë në qytet.

Santos ishte një nga tre klubet, së bashku me Sao Paulo dhe Flamengo, që nuk kanë rënë kurrë nga liga e parë e Brazilit, por një ecuri prej pesë ndeshjesh pa fitore i bëri ata të zbresin në vendin e 17-të në tabelë me 43 pikë. Në historinë e saj të lavdishme, Santos ka fituar Copa Libertadores në 1962 dhe 1963, në të njëjtin vit fituan Kupën Ndërkontinentale, një trofe për të cilin luajtën skuadrat më të mira nga Europa dhe Amerika e Jugut, dhe për herë të tretë, kampionet e Amerikës së Jugut ishin në vitin 2011.

Përveç Peles, Santos ka prodhuar një mori lojtarësh të shquar si ish-sulmuesi i Milanit, Robinho, golashënuesi më i mirë i Brazilit, Neymar dhe sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net