Shqiptarët janë populli që emigrojnë më shumë. Në vetëm 9 vite 500 mijë shqiptarë nga Shqipëria kanë ikur nga vendi i tyre.
Por edhe shqiptarët e Kosovës janë larguar, pasi janë të paktën, 264 mijë persona. Gjithashtu nga Maqedonia e Veriut pjesa dërmuese e 160 mijë personave që emigruan janë shqiptarë.
Këto janë pamjet e vitit 2015 kur nisi një fluks për të ikur nga Shqipëria. I njëjti fenomen ndodhi edhe në Prishtinë. Por edhe në qytetet shqiptare në Maqedoni.
Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës ka publikuar raportin e fundit për emigrimin nga Ballkani Perëndimor ku përllogariti se nga 2010 deri në vitin 2019 janë larguar 1.5 milionë qytetarë ku në krye qëndron Shqipëria me gjysmë milioni. (tabela) Raporti thekson se ka emigracion nga çdo grupmoshë, por në Shqipëri emigrojnë në masë edhe personat me nivel të lartë arsimi. Faktor themelor është varfëria, por sociologia Marsida Simo shikon edhe shkaqe te tjera.
Gjithashtu edhe rrjetet e krijuara të diasporës ndikojnë, pasi ofrojnë informacion dhe burime që lehtësojnë emigrimin.
Shteti Qytetarë
Shqipëria 498 mijë e 875
Kosova 246 mijë e 540
Maqedonia e Veriut 160 mijë e 633
Serbia 351 mijë 730
Mali i Zi 22 mijë e 80