Disidenti
Uncategorized

Pejë: 16-vjeçarja lind fëmijë në spitalin rajonal, thotë se është ndarë me babain e fëmijës që katër muaj

0Shares

Nuk janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës njoftohet nga QKUK-ja apo spitalet e përgjithshme për të miturat që dërgohen në këto institucione shëndetësore për të lindur. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot, pasi një e mitur shtatzënë ishte dërguar në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Pejës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda spitalit kanë bërë të ditur për Sinjalin se e mitura që lindi fëmijën është një 16-vjeçare, e cila ka mbetur shtatzënë gjatë periudhës kur kishte bashkëjetuar me një 22-vjeçar.

Burimet thonë se Policia është njoftuar për rastin nga spitali, me ç’rast është marrë deklarata e të miturës lidhur me babain e foshnjës. E njëjta i ka njoftuar zyrtarët policorë se fëmija është i V.Sh., 22-vjeçar, me të cilin është ndarë që katër muaj.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka njoftuar Prokurorin, me urdhër të së cilit është iniciuar rasti “bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeç”.

Kujdes: Tregu i Kosovës i mbushur me para false, dy banka dorëzojnë qindra 2-she, 100-she e 50-she të falsifikuara

Disidenti.net

Ekskluzive: Policia bastis shtëpinë e Princ Dobroshit në Pejë, bosit të drogës që njihet si ‘Peshkaqeni’

Disidenti.net

“Ajo ndihmoi në të gjitha situatat”, vendi ku punonte Liridona hap llogari bankare, paratë shkojnë për familjen

Disidenti.net