Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Peci: Rugova refuzoi ftesën e presidentit francez pas masakrës në Prekaz, e ftoi Shirakun të shohë tmerrin në Kosovë

Opinionisti Lulzim Peci ka ndarë një ngjarje që kishte ndodhur 25 vjet më parë, pas masakrës së familjes Jashari.

Ai ka treguar se pas masakrës në Prekaz, ish-presidenti francez Zhak Shirak e kishte ftuar ish-presidentin Ibrahim Rugova të shkojë për vizitë në Paris.

Megjithatë, siç ka thënë Peci, Rugova nuk kishte pranuar por e kishte ftuar Shirakun që ta vizitojë Kosovë për të parë krimet që po ndodhnin.

“Si sot me kujtohet kur pas masakres ne Prekaz, Presideti Shirak e ftoi Presidentin Rugova te shkoj ne vizite ne Paris, por ai nuk pranoi, dhe e ftoi ne vizite ne Kosove Shirakun qe te shoh me syte e tij se cfare eshte duke ndodhur ne vendin tone”, ka shkruar ai.

“Lavdi themeltareve te shtetit te Kosoves qe iken nga kjo bote, para se te jetesohet pavaresia e vendit tone!”, ka shtuar Peci.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net