Bedri Hamza pritet të jetë kandidat i PDK-së për kryeministër të Kosovës.
Gazeta10 nga burimet e saj brenda PDK-së merr vesh se në konferencën e thirrur nga kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, Bedri Hamzën do të prezantohet kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.
Kujtojmë që Bedri Hamza është kryetar i Komunës së Mitrovicës ndërsa ka qenë edhe Minister i Financave në Qeverinë e Hashim Thaçit.
Komunikata e PDK-së për media:
“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi mban sot (e mërkurë) konferencë për media. Koha: 15:00 Vendi: Selia Qendrore e PDK-së”, thuhet në komunikatë. /Gazeta10/
[the_ad id='11273']

