Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

E rëndë në Tiranë, qëllohet me armë TOP Channel, vritet roja i sigurisë private

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën këto orë të vona, ku sipas informacioneve paraprake dyshohet se është vrarë me armë roja i Top Channel.

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Në Mëzez, pranë televizionit Top Channel kanë plagosur me armë zjarri, rojën e sigurisë të “Oktapus” Security, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital, por akoma nuk dihen gjeneralitetet.

Ora News mëson se emri i tij është Pal Kola ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Grupi hetimor është në vendngjarje ndërsa shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollohet zona.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

 

 

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net