Disidenti
Lajme

Pas sulmeve ndaj policisë në veri, vjen reagimi i parë nga Lista Serbe – akuzojnë ministrin Sveçla

0Shares

Pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës me armë zjarri në liqenin e Ujmanit, Lista Serbe ka dalë me një deklaratë ku thotë se dënon çdo lloj kërcënimi për sigurinë, pa marrë parasysh se nga cila anë vjen.

Por, kjo parti iu ka drejtuar me një thirrje qytetarëve duke iu kërkuar që të që të mos bien pre e “provokimeve të Xhelal Sveçlës dhe autoriteteve nga Prishtina”.

“Ata po përpiqen të paraqesin popullin tonë në veri si zuzar dhe të krijojnë një alibi për vete për inkursione të dhunshme dhe keqtrajtime të popullit serb, nga Shtërpca në veri të Kosovës”

Në deklaratë, Lista Serbe ka shpifur ndaj Policisë së Kosovës se kinse po shqetëson qytetarët serbë kur atje shkon për të kryer detyrat.

“Nuk ka tensione dhe konflikte në zonat serbe dhe serbët jetojnë në paqe me shqiptarët, boshnjakët, goranët, romët e të tjerë, por kjo nuk i shkon për shtat Prishtinës, e cila pothuajse çdo ditë dërgon forcat speciale shqiptare të armatosura deri në dhëmbë në zonat serbe, të cilët pastaj të ngacmojnë qytetarët dhe të krijojnë kaos në të cilin vuajnë edhe të pafajshmit si Sreçko Sofronijeviq”

Krejt në fund, kjo parti thotë se duhet ruajtur qetësia “për të mbijetuar dhe qëndruar në këto zona”.

“Ne jemi tanët dhe të tillë do të mbetemi”.

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net