Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Pas një kohe, Isa Mustafa shfaqet në publik – në një festë luksoze në Golem

Ish-kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, që nga dorëheqja e tij nga kjo pozitë, është shfaqur rrallë në publik.

Por kjo fundjavë ish-kryeministrin Mustafa e gjeti në Golem, së bashku me figura të tjera të njohura të politikës kosovare, shkruan Reporteri.net.

Ai është parë në një festë luksoze në Golem të Shqipërisë në inaugurimin e një resorti luksoz, ku të pranishëm janë edhe deputetët e opozitës.

Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka siguruar fotografi nga atje, teksa shihen lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, U.D i kreut të PDK-së, Enver Hoxhaj, deputetët Agim Veliu, Besian Mustafa, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ish-ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku e shumë figura tjera të njohura të politikës kosovare, në inaugurimin e resortit në bregdet.

 

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net