Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Pas deklaratës së Kurtit ndaj Serbisë, Çun Lajçi jep paralajmërimin e papritur: Shtrëngohuni, se mund të kemi edhe luftë!

Aktori shqiptar, Çun Lajçi përmes një shkrimi në facebook ka reaguar në lidhje me vendimin e fundit që kryeministri Kurti nuk po lejon të mbahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë.

Sipas aktorit është për të u lavdëruar veprimi i kryeministrit pasi kjo do të thotë që vendi ynë ka zot shtëpie.

Do trima n’Gllogjan, n’Prekaz e n’Koshare, për tri ditët e gjelit luftuen!Jo për dekadat e pulës, shkruan tutje aktori.

Në fund aktori paralajmëron se mund të kemi luftë.

Postimi i plotë

Albin

Mirë asht me t’dhimtë dikund, se vetëm trupi i shëndoshë i ndien dhimbjet. I vdekuni asht i vdekun!

Vetëm trupi i shëndoshë dhemb e koka e kthjellt e din ç’asht tuta!

Mirë që po tuteni, ju, kryetarët e partive nga Quint-ti! Edhe ma shumë nga Serbia!

Por mirë, që edhe i zoti i shtepisë i shtrengoi opingat;

N’konakun tim kokorisem unë, e dasëm s’ban Vuçiçi n’oborrin tim! Jam flamur n’vete u tha!

Tash, s’di pse s’ishit n’krahun e tij? Çka duhej tu thoshte Albini tjetër?

Do trima n’Gllogjan, n’Prekaz e n’Koshare, për tri ditët e gjelit luftuen!Jo për dekadat e pulës!

Shtrengohuni, se mund t’kemi edhe luftë!

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net