Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Pas 16 vitesh burgim, lirohet Nazif Visoqi për vrasje dhe plagosje të një serbi në Dobrushë të Istogut

Pas 16 vite burgim,Nazif Visoqi është liruar sot rreth orës 15:00 pasi akuzohej për vrasje dhe plagosje të një serbi në Dobrushë të Istogut.

Visoqi, ishte i dënuar me 16 vite e 6 muaj burgim për vrasjen e dy serbëve dhe një plagosje në fshatin Dobrushë.

Gjykata e shkallës së parë kishte dëshmi të mjaftueshme për të dënuar Visoqin për veprat penale për të cilat ai akuzohej.

Gjykata e Qarkut në Pejë, me një trup gjykues të përbërë prej dy gjyqtarëve të EULEX-it dhe një gjyqtari vendor, kishte shpallur Nazif Visoqin fajtor për kryerjen e veprave penale të vrasjes së rëndë dhe të mbajtjes në pronësi, kontrollit, posedimit apo përdorimit të paligjshëm të armëve./Indeksonline/

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net