Disidenti
Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

0Shares

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira konvektive të cilat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Në njoftim bëhet e ditur se reshje të intensitetit mesatar parashihen të shtrihen për gjatë relievit malor, kryesisht në perëndim dhe jugperëndim të vendit, deri sa në viset me lartësi të ulëta dhe mesatare do të ketë më pak reshje, përcjell Klankosova.tv.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-29 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-5m/s. Gjatë vikendit parashihet të mbajë moti i qëndrueshëm dhe me intervale të gjata me diell”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net