Profesori universitar, Milazim Krasniqi në një postim në Facebok ka përmendur rastin e Urës së Ibrit, ҫështje për të cilën thotë se mund të hapet nëse e lejon KFOR-i, mirëpo nëse nuk e lejon, nuk mund të hapet kurrqysh.
Profesor Krasniqi thotë se në këtë rast mund të ketë incidente e të shkaktohen viktima.
Sipas tij, kushdo që e bën këtë punon qëllimisht për destabizilimi e Kosovës.
Postimi i plotë:
Ura e Ibrit mund të hapet nëse lejon KFOR-i. Nëse nuk lejon KFOR-i, ajo nuk mund ta hapet bash kurrqysh. Mund të ketë incidente, mund të shkaktohen viktima, ura nuk hapet. Kushdo që nuk e kupton këtë gjë, ose është injorant, ose punon qëlllimisht për destabilizimin e Kosovës. Vetëm shikoni çka thotë neni 153 i Kushtetutës së Kosovës dhe e kuptoni se mandati i KFOR-it është mbi institucionet e Kosovës: “Neni 153 [Prania Ndërkombëtare Ushtarake] … Asnjë autoritet i Republikës së Kosovës nuk ka jurisdikcion të rishikojë, të pakësoj ose përndryshe të kufizoj mandatin, kompetencat dhe detyrimet e referuara në këtë nen.”
Ja edhe neni i plotë:
Pavarësisht dispozitave tjera të kësaj Kushtetute, Prania Ndërkombëtare Ushtarake ka mandatin dhe kompetencat e përcaktuara nga instrumentet relevante ndërkombëtare, përfshirë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007. Kryesuesi i Pranisë Ndërkombëtare Ushtarake, në pajtim me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007, është autoriteti final në zonën operative për sa i përket interpretimit të atyre aspekteve të marrëveshjes së përmendur që i referohen Pranisë Ndërkombëtare Ushtarake. Asnjë autoritet i Republikës së Kosovës nuk ka jurisdikcion të rishikojë, të pakësoj ose përndryshe të kufizoj mandatin, kompetencat dhe detyrimet e referuara në këtë nen.