Disidenti
Lajme

Paralajmërohet lidhja e marrëdhënieve ushtarake mes Kosovës dhe Izraelit

0Shares

Pas vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem, FSK ka njoftuar se së shpejti do të vendosen marrëdhëniet ushtarake mes Kosovës dhe Izralit.

Kështu bënë të ditur nga Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një postimi në Twitter.

“Do t’i vendosim marrëdhëniet ushtarake me Izraelin sa më shpejt që të jetë e mundur. Hap i madh zhvillimtar ndërmjet Kosovës dhe Izraelit”, thuhet në postimin e FSK-së.

Ndryshe, Kosova është vendi i tretë pas SHBA-së dhe Guatemalës që hapi misionin e saj diplomatik në Jerusalem.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës thuhet se vendosja e selisë së Ambasadës së Kosovës në Shtetin e Izraelit në Jerusalem bazohet në Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit 2020, ku zyrtarizohet njohja e ndërsjelltë mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit dhe zotimit të qeverisë së Kosovës ndaj qeverisë izraelite dhe administratës amerikane dhe veprimet që janë ndërmarrë nga 1 shkurti.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net