Disidenti
[the_ad id="378"]
Botë

Pamje të rënda nga tragjedia në Izrael/ Njerëz të mbytur dhe të lënduar që kërkojnë ndihmë

Pamje tronditëse janë publikuar nga tragjedia në Izrael, ku 44 persona humbën jetën në një festival fetar, ndërsa rreth 150 u plagosën.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shpreh se ishte një tragjedi e madhe. Aksidenti ndodhi kur grupe hebrenjsh ultra-ortodoksë në një numër të madh kaluan nëpër varrin e një të “plaku të urtë” të shekullit të II-të, Rabbi Shimson Bar Jochaj, gjatë përkujtimeve që përfshinin vigjilenca, këngë mistike dhe vallëzim.

 

Dëshmitarët okularë thonë se njerëzit u mbytën ose u shkelën në pasazhe të ngushta. Helikopterët transportuan të plagosurit në një spital në veri të Izraelit.

Zyrtarët e urgjencës e përshkruan incidentin si një “shkelje” dhe thanë se më shumë se 100 njerëz u plagosën, shumë prej tyre me lëndime fatale.

 

Varri i malit Meron konsiderohet si një nga vendet më të shenjta në botën hebraike dhe vizitohet nga shumë besimtarë çdo vit. Kjo u konsiderua si një nga tubimet më të mëdha publike në Izrael që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

 

 

[the_ad id='11273']

Leksioni “kosovar” për botën: Propagandë me ‘rritje ekonomike’, fryrje e indekseve të perceptimeve e hajgare me pensionistë

Disidenti

SHBA-të po shqyrtojnë dërgimin e raketave Tomahawk në Ukrainë, thotë Vance

Disidenti

Osmani përkujton Masakrën e Abrisë: Kujtimi për martirët qoftë i përjetshëm

Disidenti.net