Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

OVL e UÇK-së paralajmëron Kurtin: Nëse veteranët nuk përfshihen në rritjen e pagës minimale do të vazhdojmë protestat

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar kryeministrin Albin Kurti se do të vazhdojnë protestat nëse nuk futen veteranët në ligjin për pagën minimale.

Kreu i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se do të vazhdojnë protestat nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre.

“Është koha të përmirësohet ky gabim i propozuar nga qeveria, të përmirësohet diskriminimi i veteranëve në pagën minimale. Nëse vazhdon diskriminimi i veteranëve, ne sot paralajmërojmë protestë diten kur mbahet seanca për shqyrtim e dytë të ligjit për pagë minimale”ka deklaruar Klinaku.

“Nëse kalon edhe në lexim të dytë, ne veteranët do të dakordohemi çfarë protestash do të bëjmë”, ka deklaruar Klinaku.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net