Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Osmani: Miqësinë me Amerikën e kemi të përjetshme, siç do ta kemi kujtimin për sekretaren Albright

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ishte e pranishme në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Osmani tha se do të jenë gjithmonë falënderues për kontributin e Albright në dhënien fund të gjenocidit serb në Kosovë.

“Sot, në Uashington D.C., i dhamë lamtumirën e fundit mikes së madhe të Kosovës, gardianes së lirisë e demokracisë dhe zërit të fuqishëm të popullit tonë, Madeleine Albright. Jemi përgjithmonë falënderues për kontributin e jashtëzakonshëm të sekretares Albright për t’i dhënë fund gjenocidit serb në Kosovë, si dhe mbështetjes së saj të vazhdueshme për Kosovën e lirë, të pavarur, të zhvilluar e me vendin e merituar në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo tha se do të vazhdohet përpjekja e ish-sekretares, për mbrojtjen e demokracisë dhe se kujtimi për të do të jetë i përjetshëm, transmeton Klankosova.tv

“Sekretarja Albright e njohu dhimbjen e popullit tonë, e ne do ta vazhdojmë përpjekjen e saj, për ta avancuar dhe për ta mbrojtur demokracinë! Miqësinë me Amerikën e kemi të përjetshme, siç do ta kemi kujtimin për sekretaren Albright”.

 

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net