Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Osmani mesazh krerëve serbë: Mos i ikni drejtësisë, pendohuni dhe kërkoni falje Kosovës!

Në një intervistë për mediumin francez, “Liberation”, ajo ka deklaruar se drejtësia është një parakusht për pajtimin.

“Ajo që i kërkoj homologëve të mi serb, është që mos t’i ikin kësaj drejtësie. Ata duhet të pendohen dhe të kërkojnë falje për krimet e tyre. Nëse ata nuk duan ta bëjnë këtë për ne, ata duhet ta bëjnë këtë për rininë në Serbi, e cila po ashtu ka nevojë për një të ardhme më të mirë. Ekziston një tendencë e revizionizmit historik lidhur me atë që ka ndodhur në Kosovë dhe në Bosnje. Disa tentojnë ta bëjnë një ekuivalencë morale ndërmjet politikës gjenocidare të Serbisë dhe atë që disa individë mund të kenë bërë pas luftës. Kjo nuk është e pranueshme: ajo që e ka bërë Serbia ishin vepra të një sistemi shtetëror, jo aksione individuale. Kjo ndodhi veç para 20 vitesh dhe banorët e Kosovës e kujtojnë”, ka deklaruar ajo.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net