Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Osmani, Kurti e Konjufca në iftar me përfaqësues të BIK’ut, i pranishëm edhe ‘zotëriu i parë’

Presidentja Vjosa Osmani sonte ka shtruar iftar për udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës të prirë nga Myftiu Naim Tërnava, ku të ftuar ishin edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

I pranishëm shihet edhe Prindon Sadriu, bashkëshorti i Osmanit.

Kryeministri Kurti ka shpërndarë disa fotografi nga kjo mbrëmje.

Ai tha se Ramazani na rikujton t’i vendosim nevojat e të tjerëve para tonave ndërsa vlerat islame të dhembshurisë dhe bujarisë.

“Muzgu i ditës së sotme na gjeti të bashkuar në iftarin e shtruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku së bashku me udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës të prirë nga Myftiu Naim Tërnava, ishim të ftuar unë dhe Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Duke qenë një kohë bamirësie dhe përsiatjeje shpirtërore, Ramazani na rikujton t’i vendosim nevojat e të tjerëve para tonave ndërsa vlerat islame të dhembshurisë dhe bujarisë marrin edhe më shumë kuptim në situatën aktuale me COVID-19.

Uroj që Ramazani i ardhshëm të na gjejë mirë, shëndetplotë e në paqe!

Të gjithë besimtarëve e besimtareve u uroj agjërim të pranuar!”, tha Kurti.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net