Disidenti
[the_ad id="378"]
Lajme

Osmani e Kurti kthehen nga SHBA, ftojnë konferencë për media

Presidentja Vjosa Osmani si dhe kryeministri Albin Kurti sot do të kthehen në Prishtinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më këtë rast do të mbajnë një konferencë për media lidhur me këtë vizitë.

Konferenca do të mbahet në ora 12:30 në ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për programin Kompakt me MCC në vlerë prej 236.7 milionë euro e që është e fokusuar në sektorin e energjisë.

Gjithashtu, Osmani dhe Kurti, të shoqëruar edhe nga ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, kanë zhvilluar disa takime, përfshirë edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

[the_ad id='11273']

E trishtë: Pas disa orësh nxirret trupi i pajetë i të riut që ra në gropën e bunarit

Disidenti

Çfarë do të thotë për Francën dënimi i ish-presidentit Nicolas Sarkozy?

Disidenti

Osmani jep sqarim për pjesëmarrjen në një tryezë me Grenell

Disidenti.net