Disidenti
Lajme

Operacionet estetike biznes milionash për klinikat private në Kosovë, deri në 2 mijë € çmimi për ‘hundë të re’

0Shares

Operacioni plastik i hundës është kthyer në një biznes milionash. Kompleksi për një hundë ‘perfekte” siç reklamohet gjerësisht në media dhe në botën e spektaklit, ka shtyrë shumë kosovarë, kryesisht të rinj që të kërkojnë përmirësimin. Disa nga spitalet dhe klinikat që ofrojnë shërbime të kësaj natyre janë kontaktuar nga Gazeta Sinjali. Çmimet janë të ndryshme dhe dallimi mes tyre është i frikshëm.

Këtë trend të estetikës së hundës  spitalet dhe klinikat private në Kosovë sigurisht se po e shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Për të arritur formën më të mirë për një “hundë të re”, personat të cilët kanë interes për këtë shërbim punën më shumë po ua besojnë këtyre qendrave.

Por, kur vjen puna te çmimet, klinikat private nuk kanë lënë pa e pikatur me çmimet e tyre super të larta. Shërbimi për rregullimin e hundës pothuajse është i njëjti, ndërsa çmimet dallojnë sikur “nata me ditë”.

Sinjali ka mësuar se çmimi më i lartë kalon shifrën prej 2 mijë eurove, ndërsa çmimi më i ulët është rreth 890 euro.

Shumica nga klinikat private në vend në këtë çmim përfshijnë analizat dhe një natë qëndrimi në spital, duke ofruar shërbimin pothuajse të njëjtë – por në fund, disa kapin më shumë para, e disa më pak.

Përveç informacioneve për çmimin, këto klinika nuk japin detaje lidhur me terminët që mund të caktohen, pasi fillimisht duhet konsultë, e më pas kurdo që vendoset data për operacion. Por, mundësia për ta zënë një termin është goxha e vështirë.

Megjithatë, klinikat private ‘kujdesen’ që për diasporën të jenë më të ‘shkathët’.

Disa prej tyre nuk kanë terminë të lirë deri në dhjetor të vitit 2025, por nëse paraqiteni si mërgimtar, ata ofrojnë termin edhe për një periudhë të afërt kohore.

Çmimi prej 890 euro në një klinikë ka qenë me ofertë, ndërsa çmimet në klinikat tjera kanë variuar nga 1600, 1800, 1900 deri në mbi 2 mijë euro.

Ndryshe, rinoplastika është operacion estetik i hundës. Deformimet e piramidës së hundës qofshin ato të karakterit trashëgues apo si pasojë e lëndimeve, me rinoplastikë munden të ripozicionojnë fragmentet e hundës duke krijuar një hundë simetrike, ndërsa kurrizin e theksuar të hundës që është deformiteti më i shpeshtë të hiqet në tërësi.

Edhe fryrja e buzëve, ajo e mollëzave të fytyrës, rritja e gjoksit, heqja e dhjamit, po preferohen shumë nga kosovarët viteve të fundit.

Ata të cilët dëshirojnë t’i nënshtrohen një operacioni plastik, duhet të jenë mbi 18 vjeç, me përjashtim të operacionit për palosjen e veshëve, i cili mund të aplikohet nga mosha 6-vjeçare.

I arrestuar për kanosje ndaj kryeministrit Kurti, rapsodi i njohur publikon këngë në përkrahje të Faton Hajrizit

Disidenti.net

Arrestohet kreu shqiptar i grupit kriminal “Dreshaj” në Mal të Zi

Disidenti.net

“S’mundesh në çdo përgjigje ta mashtrosh opinionin”/ Hoti akuzon Muratin se po mashtron qytetarët me shifra

Disidenti.net