Gjatë një bisede Olta Gixhari tha se në qoftë se publiku vendos që ajo të largohet nga shtëpia, edhe nëse ka biletë kthimi, ajo nuk do kthehet më.
Ajo shtoi se e ka menduar këtë gjë, pasi e ka marrë malli për bashkëshortin dhe djalin e saj. Luizi i tha Oltës se aty e ka familjen dhe të mos flasë si Armaldo. Gjithashtu Olta nga ana tjetër, i la “amanetin” e fundit Luizit se nëse ajo del përfundimisht nga shtëpia, t’i premtojë diçka.
Olta i kërkoi Luizit që “pas daljes së saj nga shtëpia, ta shprehë me shumë sinqeritet dhe hapur mendimin që ka për aktoren“. Luizi i tha se do ta bëjë, madje ai i premtoi se nuk do lejojë askënd të shtrihet te krevati i saj.
[the_ad id='11273']

