Gazetari Parim Olluri ka reaguar pas postimit të gjatë të kryeministrit Albin Kurti, me të cilin rënditi disa “suksese” për 1 vit e gjysmë në krye të Qeverisë.
Olluri ka përmendur edhe arrestimin e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Berat Lahu, duke thënë se Kurti duhet ta shënojë edhe këtë si sukses.
Lahu, njëherit raportohet se është edhe dhëndrri i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu.
I njëjti u suspendua sot nga Lëvizja Vetëvendosje, pas arrestimit si i dyshuar për rastin “Brezovica”.
Postimi i plotë i gazetarit Olluri:
Thuani Albinit le ta shenon si sukses te 1 vit e gjysme qeverisje edhe arrestimin e Berat Lahut.
“Ndalem ryshfetin dhe arrestuam dhendrrin e Liburn Aliut”
[the_ad id='11273']

