Disidenti
Lajme

Nuk erdhi KEDS ta largojë, kosovari detyrohet ta ndërtojë shtëpinë me shtyllë elektrike brenda

0Shares

Sokol Zylfiu nga komuna e Malishevës u detyrua që brenda shtëpisë së tij t’ia bëj vendin edhe shtyllës elektrike.

Banorët kanë bërë kërkesa që ta largojnë shtyllën elektrike nga ai vend, pasi që nuk ka pasur hapësirë tjetër për ta ndërtuar shtëpinë, por KEDS nuk erdhi ta largojë.

Zogaj tregon për Kanal 10 se shtëpia është ndërtuar para 4 viteve, por ai edhe më parë ka bërë kërkesë që shtylla të largohet.

“Edhe ma herët kam bo kërkesë që shtylla të hiqet nga këtu, por nuk kanë ardhë. Janë ardhë në të vërtetë, por kanë lypë pare e unë pare nuk pata me u dhanë dhe kështu ka mbetë shtylla brenda në shtëpi.”, ka thënë Zogaj.

Ai thotë se është i detyruar që ta heq pasi që ajo shkakton rrezik për tre anëtarët e familjes Zogaj.

“Jam detyru për me hekë se është rrezik, Zoti na rujtë prej naj vetëtime a najsen. Jemi tre anëtarë të familjes dhe kështu jemi detyru me hekë prej këtu.”, rrëfen tutje ai.

Zogaj thotë se punëtorët e KEDS-it kanë përtuar që ta largojnë shtyllën nga ai vend dhe për këtë arsye kërkonin para të cilat ai nuk i kishte që t’ua jap.

“Lypishin të holla. Unë të holla nuk pata me iu dhanë edhe veç vishin e kqyrshin e ikshin prej këtu. Kërkonin të holla se thoshin merr kohë me e hekë prej këtu, duhet me shku me e nalë rrymën atje, pritojshin me nji fjalë edhe nuk dojshin me e hekë.”, ka thënë Zogaj.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net